Ngjarje informuese për emigrantët shqipfolës

Informata të rëndësishme rreth Ligjëratave Informuese në gjuhën shqipe

Ligjëratat informuese:

Qëllimi është përcjellja e njohurive rreth rreziqeve të konsumimit të duhanit dhe informatat për ofertat ekzistuese për lënien e duhanit. Poashtu qëllim tjetër është ndryshimi i sjelljeve te grupet e synuara (ndërprerja e tymosjes ose zvogëlimi i numrit të cigareve të tymosura) si dhe mbrojtja prej pirjes pasive të duhanit në shoqata dhe grupe.

 

Kohëzgjatja e Ligjëratës informuese:

Ligjërata Informuese zgjatë rreth 1 orë.

 

Çmimi:

Ligjëratat Informuese mbahen falas

 

Mbështetja financiare për shoqatat / grupet informale:

Ligjërata mund të mbahet në klub, në xhami, në kishë, në një ndërmarrje  ose në shtëpi te pjesëmarrësit. Ideja është që të punohet me ata që janë të prekur nga duhanpirja. Nëse është e nevojshme, mund të merret me qira një dhomë në një qendër të komunitetit ose në një restorant.

 

Informatat dhe paraqitja:

Lendita Kokollari: 076 705 10 04
E-mail: lendita.kokollari@isgf.uzh.ch

Ibish Neziraj: 079 557 02 64
E-Mail: ineziri@isgf.uzh.ch