Informata të rëndësishme për senzibilizimin e migrantëve për kurset në gjuhën shqipe për lënien e duhanit

Kursi për lënien e duhanit

Kursi për lënien e duhanit në gjuhën shqipe zhvillohet nga Instituti për Hulumtimin e  Varësisë dhe Shëndetit në bashkëpunim me Ligën e Kancerit të Cyrihut dhe tani është pjesë e Programit Kombëtar për Lënien e Duhanit (Bashkësia Punuese për Parandalimin e Duhanit e Zvicrës, Liga e Kancerit e Zvicrës dhe Fondacioni Zvicëran i Zemrës). Kursi ka të bëjë ekskluzivisht me jetën e emigrantëve dhe është i përshtatshëm për njerëzit e interesuar që bashkarisht ta ndërprejnë pirjen e duhanit në mjedisin e tyre (shoqata, grupime) si me miqtë, të njohurit apo bashkatdhetarët. Ai bazohet në njohuritë e sjelljes dhe përfshinë përgatitjen për ndërprerjen e pirjes së duhanit, braktisjen e pirjes së duhanit, praktikimin e ndryshimeve të sjelljes dhe trajtimin me rastin e rikthimit në duhanpirje.

 

Rregullorja dhe udhëhqja e kursit:

Kurset janë të përshtatshme për burrat dhe gratë që dëshirojnë të lënë duhanin së bashku në një grup dhe mbahet në gjuhën shqipe.

 

Kohëzgjatja e kursit:

Një kurs përfshinë 6 leksione, rreth 2 orë secili leksion.

 

Data, Koha, Vendi:

Kursi mbahet sipas marrëveshjes së trajnuesit me pjesëmarrësit në kurs.  

 

Çmimi:

Kurset janë pa pagesë

 

Mbështetja financiare për shoqatat / grupet informale

Kursi mund të mbahet në klub, në xhami, në kishë, në një ndërmarrje  ose në shtëpi te pjesëmarrësit. Ideja është që të punohet me ata që janë të prekur nga duhanpirja. Nëse është e nevojshme, mund të merret me qira një dhomë në një qendër të komunitetit ose në një restorant.

 

Informatat dhe paraqitja:

Lendita Kokollari: 076 705 10 04
E-mail: lendita.kokollari@isgf.uzh.ch

Ibish Neziraj: 079 557 02 64
E-Mail: ineziri@isgf.uzh.ch