Mirë se vini në Jeto pa tym

Jeto Pa TymQëllimi

Programi Kombëtar për Parandalimin e Duhanit (AG Tabakprävention) dhe Instituti për Hulumtimin e Varësisë dhe Shëndetit (ISGF) angazhohen që te popullsia shqiptare në Zvicër t’i zgjërojnë njohuritë për rreziqet e duhanit dhe përmes ligjëratave informative dhe kurseve t‘i ndryshojnë pikëpamjet e tyre për konsumimin e duhanit, ta zvogëlojnë numrin e konsumuesve të duhanit si dhe të informojnë për ofertat ekzistuese që ndihmojnë për arritjen e këtij qëllimi.

Pos kësaj, qëllim i projektit është edhe ndikimi në ndryshimin e sjelljeve të duhanpirësve në familje, klube, shoqata, grupe informale si dhe mbrojtja nga tymosja pasive.

Bashkëpunimi me shoqatat, grupet informale dhe me mediat

Realizimi i projektit „Jeto pa tym!“ bëhët përmes bashkëpunimit me klube, shoqata, bashkësi islame shqiptare, misione katolike shqiptare, grupe informale dhe me
mediat në gjuhën shqipe. Për këtë organizohen kurse dhe ligjërata informuese.

Kurset

Kurset janë të përshtatshme për burra dhe gra duhanpirës që duan ta lënë duhanin. Secili duhanxhi do ta linte duhanin, po ta dinte si, prandaj pjesëmarrësit në kurse e mësojnë këtë. Ata mësojnë për metodat më të mira për ta arritur këtë. Kursi përbëhet nga gjashtë leksione. Ato mbahen në gjuhën shqipe dhe zgjasin rreth dy orë për leksion. Kurset dhe ligjëratat janë falas. Ato fi nancohen nga Programi Kombëtar për Parandalimin e Duhanit (AG Tabakprävention). Për organizimin e një kursi, organizatori shpërblehet me një honorar prej 200 frangash.

Ligjëratat

Në ligjëratat informative pjesëmarrësit informohen në gjuhën shqipe mbi rreziqet e konsumimit të duhanit, për ofertat ekzistuese që ndihmojnë në lënien e duhanit
dhe për metodat e ndërprerjes së tymosjes. Po ashtu tematizohet edhe tema e duhanpirjes pasive në familje, shoqata, klube, makinë etj. Për një ligjëratë informative, organizatori shpërblehet me 100 franga.

Ku dhe kur mbahen kurset dhe ligjëratat

Kurset dhe ligjëratat organizohen sipas nevojës dhe kërkesave në lokalet e klubeve, të shoqatave, lokalet e xhamive, kishave, si dhe në shtëpi, apo edhe në ndonjë
sallë të huazuar për këtë qëllim. Shpenzimet për pagesën e sallës i merr përsipër institucioni (ISGF). Për kohën e mbajtjes vendosin vetë pjesëmarrësit