Rreth nesh

Logo ISGF

Instituti Zviceran për Hulumtimin e Varësisë dhe Shëndetit

Fondacioni dhe Instituti për Hulumtimin e Varësisë është themeluar në vitin 1993, duke pasur parasyshë problemet e ngutshme të drogës dhe vullnetit politik për zgjidhjen e këtyre problemeve në bazë të katër shtyllave të vitit 1991 për politikat e drogës, të formuluara nga qeveria për të monitoruar dhe vlerësuar zbatimin e tyre. Themelimi u bë nga një grup i vogël profesionistësh të përkushtuar. Instituti u ofrua si instrument bëmirës (jofitimprurës), me orientim multidisiplinor, i pavarur dhe me përvojë në vlerësimin e hulumtimit.

Pika fillestare e rëndësishme për evaluimin e intervencioneve të ndërlidhura me drogat ilegale, është zgjidhur në përpuputhje me ndryshimet në problematikat në lëminë e hulumtimeve dhe të shërbimeve nëpërmjet një spektri të gjerë  të  fushës së hulumtimeve dhe të shërbimeve, që si substancat ilegale që krijojnë varësi, ashtu edhe sjelljet që nuk lidhen me substanca që krijojnë varësi, janë përfshirë në planifikimin shëndetësor dhe ekonomi, këshilla, si dhe në bartjen e njohurive përmes arsimimit kontinuiv.

www.isgf.ch

Logo Public Health Services

Public Health Services GmbH - PHS

Shërbimi Shëndetësor Publik (PHS) është i specializuar për projekte dhe programe për promovim të shëndetit dhe për parandalim, me përvojë të gjerë. PHS merr projekte, por gjithashtu i zhvillon projektet e veta dhe i zbaton ato në bashkëpunim me partnerët. Një nga temat kryesore është preventiva transkulturore. PHS ka zhvilluar raportin më bashkëkohor "Parandalimi Transkulturor dhe Promovimi i Shëndetit në Zvicër" në bashkëpunim me një partneritet të gjerë (shiko: www.transpraev.ch). Projektet aktuale, të planifikuara në fushën e migracionit mbulojnë në veçanti fushat e parandalimit të duhanit dhe alkoolit.

Përveç kësaj, PHS i kushton rëndësi dhe fokusohet në parandalim dhe shëndet te moshat e vjetra dhe te grupet sociale në pozita të palakmueshme. Veprimtaritë tjera të PHS me migrantët përfshijnë veprimtari në fushën e të ushqyerit dhe aktivitetit fizik si dhe të shërbimeve të përgjithshme të shëndetit publik si menaxhimi i projekteve, konceptimi, këshillimi, vlerësimi dhe organizimi i konferencave.

www.public-health-services.ch